Secondary Adv

Inflacioni sipas Eurostat ishte 2,2 për qind në Dhjetor, ndikimi kryesor nga argëtimi dhe shërbimet

INSTAT raporton rritje vjetore të çmimeve 2,2% në Dhjetor 2025, me presion kryesor nga argëtimi dhe shërbimet.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, i publikuar nga INSTAT, tregon se në muajin Dhjetor 2025 ndryshimi vjetor i çmimeve ka qenë +2,2 %. Sipas të dhënave zyrtare, rritja më e madhe vjetore e çmimeve, prej 7,6 %, është shënuar në grupin “Argëtim dhe kulturë”, ndërsa pas tij renditen “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,5 %, si dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 2,3 %. Me 2,2 % u rritën çmimet edhe në grupet “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante”.

 

Rritje vjetore janë regjistruar gjithashtu në grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Shëndeti” me 1,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,9 % dhe “Komunikimi” me 0,8 %. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje vjetore prej 0,8 % në krahasim me Dhjetorin e vitit të kaluar.

 

Ndryshimi mujor i çmimeve

INSTAT bën të ditur se në Dhjetor 2025 ndryshimi mujor i IHÇK-së ishte +0,6 %, i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0 %. Rritje mujore u shënuan edhe në “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,5 % secili, si dhe në “Veshje dhe këpucë”, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,4 % secili, ndërsa “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u rrit me 0,2 %. Në të kundërt, “Komunikimi” shënoi ulje mujore prej 0,1 %.

 

Mesatarja vjetore

Sipas INSTAT, rritja mesatare vjetore e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për vitin 2025 ka qenë 2,3 %.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat